Kryesore

Rama paralajmëron studentët: Kjo maskaradë do marrë fund

12:34 - 10.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria duket se do të fusë policinë në aksion, sa i përket protestës së studentëve, ku në disa fakultete ata kanë bllokuar hyrjet. Në një reagim, kryeministri Edi Rama thekson se politika fshihet pas agresionit të studntëve.




“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentë”, shkruan Rama në Twitter.

E më pas për të zbutur qëndrimin e tij, Rama njofton se universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen financiare, sipas Vendimit të Qeverisë.

Ministria e Financave ka nisur sot punën, shkruan Rama, për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student.

Që nga mbrëmja e së mërkurës studentët kanë zgjedhur një strategji të re për të protestuar në lidhje me kërkesat e tyre. Ata kanë zgjedhur që të “ngujohen” në çdo fakultet duke mos lejuar që të zhvillohet mësim.

Fillimisht ishin studentët e Fakultetit të Drejtësisë ata që u kyçën brenda duke bllokuar hyrjet me karrige dhe më pas ata te Shkencave Sociale. Por kjo gjë është shtrirë dhe në universitetet e rretheve. Studentët e Elbasanit kanë zgjedhur që të mbyllen po ashtu brenda Universitetit. Ata janë shprehur se deri në plotësimin e kushteve nuk do të rifillojë mësimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.