Sport

Shpëton 4 banesat e tij nga sekuestrimi, Vidal paraqitet në gjykatë

15:43 - 10.01.19 Gazeta Shqiptare

Arturo Vidal ka arritur që të shmangë sekuestrimin e pronave të tij, pasi më në fund ka vendosur që t’i bindet Gjykatës.



Mesfushori i Barcelonës ishte hedhur në gjyq nga një agjensi udhëtimesh italiane, që pretendonte se kileni duhet të paguante përafërsisht 19 mijë euro për shkak të një borxhi ndaj tyre.

Kështu ai do të kishte mundësi për të shmangur konfiskimin e pronave, të cilat ishin jo pak, por 4 shtëpi në Torino.

Mirëpo, ish-mesfushori i Juventusit dhe Bayernit të Mynihut, nuk kishte marrë parasysh që afati për zbatimin e vendimit ishte deri më 31 dhjetor 2018.

Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme të bëra për shtyp, Vidal ka nxituar për t’u paraqitur më datën 9 janar në Gjykatë.

Agjensia italiane ka tërhequr mbrapsht nga Gjykata e Torinos vendimin për konfiskimin e pronave që Arturo kishte fituar gjatë kohës që luante te Juventusi.

Tashmë, mesfushori katalanas do të paguajë përafërsisht 19 mijë euro dhe bashkë me to, disa shpenzime të tjera në Gjykatë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *