BOTA

Duterte “trondit” përsëri, thirrje Kishës Katolike: Lejo priftërinjtë të kenë dashnorë

20:47 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Filipines, Rodrigo Duterte i ka bërë thirrje Kishës Katolike të lejojë priftërinjtë të kenë dashnorë.




Në një fjalim tronditës të dhënë në një ceremoni për një shkollë pranë kryeqytetit Manila të premten, Duterte pretendon se ‘shumica e priftërinjve janë homoseksualë’, duke ripërmendur një pretendim të mëparshëm se ‘gati 90 për qind’ e klerit janë homoseksualë”.

“Vetëm unë mund të them se peshkopët janë bij të mallkuar. Kjo është e vërtetë. Shumica e tyre janë homoseksualë”,tha ai.

“Duhet të jenë të hapur, të anulojnë beqarinë dhe të lejojnë që të kenë dashnorë”.

Duterte, i cili është një praktikues katolik, ka folur hapur për abuzimin në fëmijërinë e tij në duart e një prifti.

Ajo vjen vetëm një muaj pasi Duterte tha në një fjalim në Pallatin Presidencial të Filipineve se priftërinjtë katolikë janë ‘budallenj të padobishëm’ që duhet ‘të vriten’.

Vërejtjet e forta të Duterte besohet se janë bërë në përgjigje të kundërshtimit të kishës katolike ndaj luftës së vazhdueshme të qeverisë së tij ndaj drogës, që ka lënë mijëra të vdekur në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.