SPORT

Ikardi në sulm: Mos besoni pseudogazetarët

10:20 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mauro Ikardi është kthyer në temën e ditës në futbollin italian, pas deklaratave të Uanda Nara se sulmuesi argjentinas ishte shumë larg rinovimit me Interin. Futbollisti mendohet se kërkon një rrogë shumë të lartë në krahasim me mundësitë që ka Interi, i ndërgjegjshëm se ka treg kudo në Europë aktualisht dhe ndiqet me interes nga klubet e mëdha. Ai vetë ka shtuar edhe më shumë polemikat me një postim të bërë në rrjetet sociale ku sqaronte pozitën e tij në këtë çështje dhe i kudnërvihej lajmeve të shpërndara në mediat italiane.




“Dua të qartësoj të gjithë tifozët që lexojnë pseudogazetarë dhe gazetat “serioze” që shkruajnë pa e ditur apo japin udhëzime për të shkruar pa pasur asnjë ide reale si qëndrojnë faktet, se rinovimi im do të vijë në momentin kur Interi të më bëjë një ofertë korrekte dhe konkrete. Vetëm atëherë do të mund të flitet për rinovimin me vërtetësi, duke lënë pas gënjeshtrat që shpërndahen në këto ditë”, ishin fjalët e Ikardit në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.