SPORT

Juve-Ramsej, zbulohen detajet e kontratës

11:45 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke nisur nga vera, Aron Ramsej do të jetë zyrtarisht nj futbollist i Juventusit dhe për këtë nuk ka më dyshime, madje janë publikuar edhe detaje nga kontrata që uellsiani ka nënshkruar me klubin bardhezi. Ai do të transferohet në Torino me parametra zero, duke qenë se i skadon kontrata me Arsenalin, ndërkohë që ‘Topçinjtë’ nuk pranuan që ta kalonin që në janar, duke kërkuar 20 milionë euro për shërbimet e tij. Në kontratë, parashikohet që Ramsej të jetë futbollist i Juventusit për pesë vitet e ardhshme, duke marrë një pagë të majme pasi do të paguhet me plot 7 milionë paund në sezon ose 140 mijë paund në javë.




Ai largohet në këtë mënyrë nga Arsenali, pas një aventure 10-vjeçare në Londër, duke provuar një eksperiencë të re në Itali. Mesfushori 28-vjeçar do t’i kushtojnë Juventusit në total plot 36 milionë paund, të cilat do të jenë vetëm paga për futbollistin pasi kostoja e transferimit është zero. Së bashku me Matuidin dhe Pjaniç, pritet që Juventusi të jetë një nga pretendentët kryesorë për të fituar në Europë, duke qenë se Italinë nuk e diskuton në 8 vitet e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.