Politike

Kryemadhi: Rama i sëmurë psiqik. Nëse s’më besoni mua si doktoreshë, atëherë pyesni…

14:16 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha sot se Unaza e Re është vetëm një nga aferat e Edi Ramës, ku 40 milionë euro kërkon që ti vjedhë duke i çuar në të ashtuquajturin projekt, kur shumë mirë mund të shkonin për studentët, të cilët dhunohen nga policët.



“Këta policë harrojnë se nesër do të kenë fëmijët e tyre dhe një tjetër polic do i rrahë ata”, u shpreh Kryemadhi në një dalje për mediat, duke shtuar se paguhen me paratë e drogës.

Ajo i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që të mos lejojë që të ngrihet dorë ndaj studentëve.

Sipas saj, pedagogët shqiptarë sot më shumë se kurrë janë përballë një të sëmuri dhe krimineli, për të cilin tha se pasi shkatërroi institucionet, policinë, shumë shpejtë do të shkatërrojë edhe Universitetet shqiptare.

Për Edi Ramën bëri deklarata të forta, teksa tha se ndodhet në një situatë të rëndë psi1ike dhe fizike, duke shtuar se nëse nuk e besojnë atë si doktoreshë, mjafton të pyeten pedagogët e fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ajo shtoi se izotopet që janë droga, kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 minuta deri në 90 minuta, ndërsa për izotopet sintetike shtoi se kanë efekt të përjetshëm, ndaj thase Kryeministri ndodhet nën ndikimin e këtyre izotopeve.

“Izotopet e alkaloidëve kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 deri në 90 minuta ndërsa ato të drogave sintetike kanë efekt të përjetshëm. Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve. Iu bëj thirrjen mjekëve të PS të marrin fatet në dorë sepse fatet e të gjithëve janë në dorë të një sëmuri psiqik e klinik. Është peng i substancave sintetike jo vetëm krimit të organizuar. I bëj thirrje mjekëve të tij, ta ndalojnë në rrugën e tij ta fusin në një qendër detoksifikimi ose droga duke patur parasysh sëmundjen e tij, mushëkri e azmë, do i shkatërrojnë cdo ind. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet njerëzor.” tha Kryemadhi.

Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Mos o zot ç’fare po na degjojne veshet?Bertet hajduti, kapni hajdutin, bertet i çmenduri -izoloni te çmendurin. A kane ne vetedijen e tyre keta politikan, etiken me minimale te komunikimit? A e kupton kjo monster se shqiptaret nuk jane bageti, ku kjo skizofrene mund te tallet me ta?A e kupton kjo shushunje qe nje dite do te dali para ligjit per te dhene llogari per pasurine e paligjshme te vendosur ( dhe te kapur ne korrupsion nga kamera me bllok ne dore)? Soji i ketyre do hequr zvarre se ndryshe mbi qafe do i kemi gjithe jeten.Mallkim deri ne brez te shtate per te keqiat qe i keni bere dhe i beni ketij populli.

    Përgjigju ↓
  2. Shqipreria nuk asht vetem e nje njeriu por eshte e tere shqiptareve.prandaj ata shqiptareve duhet te fladen reagojn e veprojn se badhku Per te rustur e mbrojtur shtetin e popullin nga te smuret nga tradhtaret nga shitesit nga kunstingeniør nga bandittet etjer Pisa !!!

    Përgjigju ↓