AKTUALITET

Eldin Dergjini, “bossi” i makinave të luksit është vëllai i deputetes Ambra Borova

13:43 - 12.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali i aksidentuar ditën e djeshme është vëllai i deputetes Ambra Borova.  Dosja.al zbulon se deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e futur në Kuvend nga listat e fundit, është motra e Eldin Dergjinit, pronarit të mjetit tip “Benz G-Class” që u aksidentua dje te “Shqiponja”.




Ambra Borova është motra e Dergjinit. Dergjini po drejtonte dje makinën e blinduar me targa ruse, ndërkohë që sipas dëshmisë së tij, një tjetër makinë e ka goditur. Pas goditjes, ai pretendon se ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka dalë nga rruga.

Ambra Borova është deputete e LSI në Kuvend, e futur me opozitën e re. Përveç seancës së betimit, Borova është thuajse inekzistente në seancat plenare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.