Kosova

Modekretimi i Cakajt, shpërthen deputeti kosovar: Rama gomar dhe tradhtar

11:03 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk kanë munguar as komentet nga personalitete në Kosovë, lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.




Të shumtë kanë qenë ata figura publike që kanë shprehur mbështetjen publike për vendimin e Presidentit Ilir Meta. I fundit është ai i deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Në një status në rrjetet sociale, ai e quan Kryeministrin Rama “gomar dhe tradhtar”.

Madje ai nuk ka ngurruar të sulmojë edhe Hashim Thaçin dhe gazetari Baton Haxhiun, të cilët i quan kriminelë .

“Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar!Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhtar”,  shkruan ai


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.