Kosova

Mosdekretimi i Cakajt, Haradinaj: Metën e kam mik, por nuk e komentoj

15:29 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mosdekretimi në postin e ministri të Jashtëm të Gent Cakajt nga ana e Presidentit Ilir Meta, nukka përfshirë vetëm politikën shqiptare, por dhe atë kosovare.




Lidhur me këtë çështje, kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar që të përfshihet në debatin në distancë që shkaktoi i Metës.

“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se dje Meta refuzoi dekretimin e Cakajt, me pretendimin se nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në postin e ministrit. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës. Meta tha se qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.