Kosova

Mosdekretimi i Cakajt, Vetëvendosje ka 7 pyetje për Edi Ramën

14:03 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë.




Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta, për të dekretuar në krye të Ministrisë së Jashtme, Cakajn, ka reaguar edhe Lëvizja Vetvendosje!

Partia e drejtuar nga Albin Kurti i ka drejtuar disa pyetje Kryeministrit Edi Rama:

1. A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?

2. Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?

3. Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues ?

4. Nëse Ilir Meta është i paditur pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?

5. Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve , e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?

6. Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar ?

7. Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel deri te ato brenda zyrave të këshillit të ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Dhe te vazhdoje kryeminister Rama :

    8. edhe Hashim Thaci dikur
    z. kryeminister , ne aferen e pergjimeve ” pronto ” ishte shprehur ne nji moment se ” do luajme pake k*qe me Ameriken ”
    Merreni me mend kryeminister Rama , kushe ” done te luaje k* qe me Ameriken ” , nji leckaman mosemirenjohes , i pacipte,( edhe pasi u degjua publikishte deklarata e tij ne aferen ” pronto “, ai vazhdoi ta frekuentoj Ameriken ) dhe provincial , i pa edukate dhe person joktedibil per respektin e Amerikes e qe per fat te keq , e perfaqeson Kosoven
    ( edhe ne Amerike )
    Une personishte kryeminister kame shume respekt per pesonalitetin tuaj sepse mendoj se jeni nji dr spec. i vertet i artikuliimit te mendimeve por , edhe per faktin se kisha rastin ta degjoje nji interviste tuajen dhene radio – kuksit ne prill te v. ’99
    Me besoni kryeminister Rama une fare nuk mund te besoje vesheve te mij se nji person si ju , qe jepe nji interviste aq te ” forte ” ne radio – kuksi gjate fushates ajrore te NATO-s ne Kosove sot paska ra aq ulet e drejte ne kthetrat e nji Baton Haxhiut ose Hashim Thacit
    C’ u bo keshtu o z. Kryeminister ..?
    Ju frikesuan , u shitet apo ju blene , ju mashtruan apo u nenshtruat apo ….?
    Une dua te besoj kryeminister Rama se asgje nga keto qe permenda nuk ka ndodhur sepse ,nji shqiptari qe ka kapacitet te jepe nji interviste te paperseriteshme ne radio – kukesi nuk besoje se ai person mund te bie ne kthetrat e kurrefare soji te funderrinave, askush nga keta persona s jane te denje dhe s jane te nivelit tuaj por , paska ndodhur krejtesishte dicka tjeter qe une nga kjo distance e lerget , se zbuloje dote…!!!

    Përgjigju ↓