Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi bëri thirrje drejtuesve të universiteteve që të punojnë për të lënë të lirë ambientet universitare dhe mësimi të vijojë normalisht.
Përsa i përketë ndërhyrje së policisë, Lleshaj u shpreh se kanë kërkuar vetë drejtuesit e universiteteve me qëllim të normalizimit të situatës.
“Ne kemi pasur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka pasur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë për të liruar mjediset që janë zënë me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash. Veprimet janë bërë nga policia private, dhe policia e ka mbështetur nga larg. Garancia që u jepet dhe paprekshmëria universitare do të thotë paprekshmëri nga çdo formë e dhunës. Është detyrë e drejtuesve të universiteteve që ato të mbeten zona të lira për këdo. Gjej rastin të ftoj drejtuesit e universiteve që janë prekur nga këto fenomene të bëjnë kujdes të ruajnë universitetet nga cdo formë dhunimi në mënyrë që të garantojnë vijueshmërinë e pandërprerë të programit mësimor.
Dua tu them atyre personave që kanë vendosur këtë formë proteste, i mirëkuptoj thirrjet entuziaste: Universiteti është i ynë! Se universiteti është i tyre por edhe i yni dhe duhet që të kujdesemi që ti lëmë universitetet zona të lira akademike e debati”.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama është shprehur se 8 kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete me përmirësimin e kushteve të universiteteve apo pajisja me mjetet e nevojshme të laboratorëve. Po ashtu, përgjysmimi i tarifës nuk është bërë për çdo nivel arsimi për universitetet shtetërore.