POLITIKË

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë, reagon Bushati: Tani është rruga e hapur për në BE dhe NATO

20:09 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i jashtëm në detyrë Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati thotë se me këtë votim i cili bëri dhe arritjen e marrëveshjes së Prespës, vendit i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Ministri i Jashtëm, shprehet se një rol kryesor në arritjen e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni kanë luajtur dhe partitë shqiptare, të cilat dëshmuan se janë një faktor i rëndësishëm.

 “Vota finale e marrëveshjes se Prespës ne Parlamentin e Maqedonise është demostrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”- shkruan Bushati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.