AKTUALITET

“Nuk na lejojnë të marrim ushqime”, studentët nuk heqin dorë nga protesta

20:04 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studentët kanë vijuar protestën e tyre edhe ditën e sotme, ata po qëndrojnë brenda ambienteve të universitetit. Teksa më herët policia reagoi dhunshëm ndaj studentëve protestues, tani ata nuk lejohen as nga rojet që te fusin ushqim brenda ambienteve të universitetit.




Po ashtyu rojet u kanë kërkuar dhe identifikimin e studentëve të cilët ndodhen në universitet për të protestuar, gjë e cila kërkon që të përhap frikë tek studentët. Dyert e jashtme dhe të brendshme janë të mbyllura, ndërsa rojet dhe policia nuk lejojnë studentët as të dalin as të futen.

Ndërkohë, studentët në Fakultetin Ekonomik po zhvillojnë një tryezë bisedimesh, por deri më tani nuk ka më incidente“, u shpreh ajo. Një nga studentët u shpreh se rojet dhe policia nuk u lejojnë të marrin as ushqime, ndërkohë që u kanë kërkuar edhe emër dhe mbiemër.

“Nuk na lejonë as të hyjmë as të dalim. Por as ushqimet nuk na lejojnë të kalojnë. Na kërkojnë emër dhe mbiemër, nuk jam në dijeni psë e bëjnë. Nuk po e kuptojmë pse po ndodh, kemi gjithë ditën që jemi ngujuar deri në orën 12.

Ushqimet na lejuan deri në orën 3, më pas nuk na lejuan. Plani jonë ka qenë të qëndrojmë të ngujuar”, tha një nga studentët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.