SPORT

Operohet Bregu, rikthehet në mesin e muajit shkurt

16:47 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dejvi Bregu i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit të pësuar në miqësoren që Skënderbeu zhvilloi ndaj Tiranës. Vlonjati i korçarëve pësoi një frakturë në pjesën e sipërme të krahut të djathtë, duke bërë që lojtari të humbasë fazën përgatitore. Pas vizitave më të detajuara mjekësore, 23-vjeçari i është nënshtruar operacionit, i cili ka dalë me sukses. Mjekët e kanë siguruar Dejvi Bregun që rikuperimi i tij varion nga 3 deri në 5 javë, duke bërë që lojtari të humbasë tri javët e para të fazës së tretë, për të qenë në dispozicion të plotë të trajnerit Orges Shehi vetëm nga mesi i muajit shkurt.




Dëmtimi i sulmuesit të krahut erdhi në momentin më të mirë për të, pasi futbollisti kishte nisur në mënyrën e duhur fazën përgatitore dhe shihej si një pikë referimi për skuadrën e Skënderbeut. Jo vetëm në aspektin individual, por edhe për kampionët mungesa e tij do të ndihet shumë në fushën e lojës, duke qenë se deri më tani vlonjati i sulmit bardhekuq ka shënuar plot 7 gola (golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe në garë për të fituar Këpucën e Artë). Gjithashtu Bregu është një nga lojtarët më të rrezikshëm në repartin e avancuar me lojën e tij, duke dhënë edhe shumë asiste për shokët e repartit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.