Show-Bizz

Paragjykojnë për stilin, flet aktorja Evisa Budini

14:53 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare

Egla Xhemali – Film quhet prodhimi audiovizual që përmban një sasi planesh filmike të ndërlidhura, të shoqëruara me zë apo jo, të cilat krijojnë efektin e lëvizjes, duke pasur një harmoni unikale ndërmjet formës dhe përmbajtjes. Për Evisa Budinin, aktoren në moshë të re është e vështirë zgjedhja mes filmit dhe regjisurës. Në një rrëfim për “Gazeta shqiptare”, Budini tregon për skenat më të vështira për tu realizuar, ofertën më të çuditshme që ka marrë për hir të punës, kritikat dhe për projektin e ri që ka në duar. Sipas saj stili është mjaft i rëndësishëm për aktorin pasi në një farë mënyre përfaqëson karakterin e tij. Evisa ndan me ne dhe momentet kur del nga vetja. Duke qeshur pohon se largohet nga situata. Budinin është tepër energjike e kjo ia bën asaj më të lehtë punën si aktore. Më tej, Evisa zbulon projektin që shumë shpejt do të vij në skenë dhe aktorët me të cilët po punon. Çdo zgjedhje që ndjek pasionin rezulton e suksesshme. Tanimë Evisa i është futur asaj rruge.



Kur xhirohet një film, cila është gjëja e parë që të vjen në mend?
Kur xhirohet një film gjëja e parë që më vjen ndërmend janë prapaskenat. Ato janë momentet më të bukura.

Skenat më të vështira për t’u realizuar?
Personalisht në filmin e fundit kanë qenë momentet ku koha s’ka qenë aspak e butë me ne, në të ftohtë.

Mes aktrimit dhe regjisurës cilën do zgjidhje?
Uhh nuk do t’i ndaja. Të dyja kanë magjinë e vet.

Oferta më e çuditshme që të është bërë për hir të punës?
Më kanë ofruar të punoj në TV pa pagesë. Ndjesë po kjo është më shumë se e çuditshme, absurde fare.

Sa rëndësi ka stili për të identifikuar një aktor?
Stili dhe paraqitja indentifikojnë çdo njeri. Për një aktor a një person publik ka patjetër shumë rëndësi pasi përfaqësojnë një pjesë të karakterit.

Kritika më e ashpër që ke marrë për veten?
Hiperaktiviteti. Në horoskop jam binjakët.

Deri ku shkon kur del nga vetja?
Kam frikë se nuk e kap dot më. (qesh) Përpiqem të largohem nga situata.

Si është shpresa për një ditë të re, më të mirë për ty?
Të jem me projekt në teatër dhe të kem një pagë frymëzuese. Këtë e theksoj sepse momentalisht më duhet të merrem me disa projekte njëkohësisht që t’ia dalë.

Projekti që ke në duar? Kur do vijë për publikun?
Tani jam duke punuar për të vënë në skenë një komedi të zezë “Vetmi në perëndim ” nga MartinMC Donagh, me një kast aktorësh shumë të talentuar si: Josif Sina, Aleksandër Prodani, Hysen Mehmeti dhe ëmbëlsira Elona Mamo. Shpresoj që pas një muaji të jemi gati, por deri atëherë kemi shumë punë për t’ia arritur.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *