AKTUALITET

Përplasja e policisë me studentët, reagon Koni: Sjellje e papërgjegjshme nga forcat e rendit

22:14 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme studentë janë përplasur me disa efektivë policie në ambientet e fakulteti Ekonomik. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe rektori i UT, Mynyr Koni.




Përmes një postimi në “Facebook”, Koni mbështet studentët në protestën e tyre, këtë përplasje ai e ka cilësuar si të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit.

“Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!”, ka shkruar Koni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.