POLITIKË

Përplasja polici-studentë, Basha: Ky është shteti privat i Edi Ramës

12:29 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se Edi Rama me policinë e shtetit dhe atë private se po përpiqet që të pushtojë hapësirën universitare.




Duke folur sot në një aktivitet me temë për median e lirë, kreu i opozitës u ndal te protesta e studentëve, duke denoncuar se me anë të policisë Edi Rama ndërhyri te Fakulteti i Drejtësisë dhe te Ekonomiku.

Ai shtoi se janë shumë pak hapësirat që kanë mbetur pa pushtuar në vend, nga shteti privat i Edi Ramës.

“Kjo është një shkelje e ligjit, që ndalon praninë e policisë në universitetet publike. Është një shkelje flagrante e lirisë për të protestuar. Rama po përdor dhunë policore, por edhe private se policia e Safet Gjicit nuk ka asnjë dallim nga ajo e shtetit, pasi sot është kthyer shtet privat i Edi Ramës.

Dënoj dhunën dhe i paralajmëroj të gjithë nga polici më i thjeshtë, te drejtori i policisë, ministri Lleshaj dhe vetë Edi Ramën për pasojat që do të ketë pushtimi i hapësirës universitare”, u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.