Kryesore

Platforma për studentët/ “Djali im s’hyri vitin e parë se s’kishte mik…”, Rama tregon historinë

11:42 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare

Ashtu siç e kishte lajmëruar ditën e djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar sot platformën e punësimit të studentëve ekslelentë në administratë. Gjatë fjalës së tij, numri një i Qeverisë, u shpreh se kjo është një pikënisje e 8 pikave që u kërkuan nga protesta.



Po ashtu Rama tregoi historinë me djalin e tij, ku tha se ai nuk kishte hyrë dot në shkollë vitin e parë se nuk kishte mik, dhe u detyrua që të punonte për një vit.
“Protesta ka vlerë të madhe për të bërë së bashku një transformim rrënjësor për ta çuar në një fazë të dytë reformën e Arsimit të Lartë, 8 kërkesat e famshme janë nisje por nuk e shterojnë spektrin e problemeve dhe nevojave të universitetit, por ne na dhanë shtysë për të zgjedhur këtë spektër duke bërë të munduar edhe programin për punësimin e studentëve ekselentë.

Pse nuk bëhej pa protestën? Sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi sipas ligjit janë shprehje e një punë të bërë dhe monitoruar nga KE. Protesta dhe shfaqja shembullore e shqetësimeve të thella dhe nevojave për të hapur dyert e administratës duke kapërcyer pengesat që ka ligji na dha mundësinë që me partnerët të ulemi e të themi që ne në këtë moment e kemi të domosdoshëm që të kapërcejmë ligjin. Falë protestës dhe kësaj shtyse ne kapërcejmë edhe traditën dhe inercinë e tepsisë së famshme. Që të gjithëve, partnerëve, partisë e kujtdo që është mësuar me të vjetrën u them, nuk kemi ca të bëjmë, prioritetin e kanë këta që janë këtu dhe ky prioritet garantohet në mënyrë mekanike e transparente nuk ka nevojë për konkurs, atë e ka bërë jeta akademike me rezultatet e secilit. Ai që ka rezultatin më të lartë ka të drejtën i pari të zgjedhë. kjo është shumë e thjeshtë. Nuk ka më, si e ke emrin, i kujt je, kush është partia, kushëriri.

Më falni a ka ndonjë krahasim të mundshëm me 5 vjet më parë? Do thoni ju ça na duhet ne? Ne duam ku do jemi 5 vjet pas? Po, kemi shumë për të bërë. Do ju shkonte mendja ju që do vinte dita që në Universitet do të hynte sipas radhës së meritës dhe djali i një çobani në një mal në Tepelenë nëse i ka rezultate më të mira se djali im, hyn para djalit tim, dhe ai nuk e kalon. Djali im, ai prej vërteti nuk ka hyrë vitin e parë se nuk kishte mik dhe ka hyrë në punë, që ta dini ju”, u shpreh Rama.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *