LIFE STYLE

Po kërkoni punë të re? Ja dhjetë fjalët që duhet t’i shmangni në CV

13:28 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrjeti Linkedln ka hulumtuar se cilat janë ato fjalë të cilat ju pengojnë që të fitoni punën e re apo që ndokush t’ju ofrojë punë të re në këtë platformë




Në listë janë gjendur dhjetë fjalë të cilat njerëzit më së shpeshti i kanë përdorur në vitin e fundit në biografitë e tyre dhe pikërisht ato janë fajtore që punëdhënësit e caktuar nuk i kanë ftuar në bisedë.

Gjuha e cila përdoret në CV thotë mjaft për personin dhe prandaj është shumë me rëndësi që fjalët me kujdes të përdoren dhe tekstualisht të përshkruajnë shkathtësitë.

Nëse këto fjalë nuk mundeni t’i argumentoni me dëshmi, më mirë mos i përdorni.

Këto janë fjalët e zgjedhura të cilat janë gjendur në listën e më të këqijave.

  1. I specializuar
    2. Lider
    3. Me përvojë
    4. I zjarrtë
    5. Strateg
    6. I shkëlqyeshëm
    7. I fokusuar
    8. Kreativ
    9. Entuziast
    10. I suksesshëm

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.