POLITIKË

Policia kundër studentëve, Rama: Ndërhynë me kërkesë të universiteteve

22:31 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i ftuar “Zonë e Lirë” ka folur edhe për ndërhyrjen e policisë në auditore kundër studentëve që kishin bllokuar zhvillimin normal të mësimit.




Rama i cilësoi studentët si zaptues të universiteteve, telsa theksoi se policia ka ndërhyrë me kërkesë nga drejtuesit e universiteteve.

Arian Çani: A mendon se do hysh në histori si kryeministri që la të goditeshin studentët brenda auditorëve? As Ramiz Alia nuk e ka barë këtë gjë.

Edi Rama: Së pari një herë unë i konsideroj zaptuesit e universitetit….

Arian Çani: Po ata janë studentë…

Edi Rama: S’ka rëndësi kjo. Student nuk është titull, është një status.

Arian Çani: Po ti e di që nuk lejohet policia në auditore?

Edi Rama: Sot në Shqipëri mësimi ka rifilluar normalisht përveçse në tre fakultete, ku tre grushte studentësh tërësisht me agjendë politike, pa asnjë lidhje me protestën, po pengojnë mijëra të tjerë që të hyjnë në mësim. Marr me mijëra mesazhe çdo ditë nga studentë dhe prindër që thonë duam të shkojmë në mësim, ca janë këta që po na pengojnë. Universiteti është hapësirë lire, por nuk ka liri për të cenuar lirinë e tjetrit.

Policia në dijeninë time, unë nuk jam drejtor policie, ka ndërhyrë me kërkesë të Universitetit. Me kërkesë të universitetit policia ndërhyn, si nuk lejohet me ligj. Lejohet me ligj që ç’ke me atë punë. Policia kërkohet nga universiteti, nuk shkon të ndërhyjë vetë.

Si mund të shkosh në universitet ti me 20 veta dhe të bllokosh rrugën dhe të mos lësh të tjerët të bëjnë mësim? Ku është parë kjo? Sikur edhe një njeri i vetëm të dojë të bëjë mësim, ai duhet ta ketë rrugën e hapur. Rrëzimin e ligjit? Le të shkojnë të bëjnë një parti politike le të futen në garë dhe të rrëzojnë ligjin. Nuk rrëzohen ligjet duke bllokuar dyert ndërkohë që mijëra rrinë presin të rifillojë mësimi. Se janë ca çeta atje të nxitura nga doktoresha e shkencave (në referencë për Monika Kryemadhi) dhe artisti (Lulzim Basha) dhe Kadri Qorri, dhe o burra se duam t’i shkojmë deri në fund. Kujt do t’i shkojnë deri në fund. Këta deri në fund do t’i shkojnë vetëm rrugës pa krye për veten e tyre dhe duan të dëmtojnë të tjerët. Si mundet edhe mediat t’i mbështesin këto lloj shfaqesh dhe të thonë se këta nuk preken.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.