Kryesore

Rama i përgjigjet Metës: Mos e merrni seriozisht. Nuk di si të dalë nga gropa që i hap vetes

10:00 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka qenë e menjëhershme përgjigja e Kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të kësaj të premte nga ana e Presidentit Ilir Meta.




Përmes një statusi në Twitter, Rama i është përgjigjur tonit të ashpër të kreut të shtetit duke thënë “mos e merrni seriozisht”.

Shefi i qeverisë i ka kujtuar Presidentit Meta kohën kur ky i fundit bënte thirrje popullit për t’u armatosur, gjatë zgjedhjeve të 2017, kohë kur ai ishte pjesë e LSI-së.

Sipas Ramës, Meta nuk po di si të dalë nga gropa që i ka hapur vetes.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani” shkruan Rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.