Kryesore

Basha paralajmëron konflikt civil: Shqiptarët në situatë kritike!

15:15 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ashpër qeverinë lidhur me një sërë çështjesh të kohëve të fundit.




Duke folur në një konferencë për mediat, Basha është ndalur tek moti i keq dhe izolimi i disa prej zonave më të thella malore në Shqipëri.

Sipas Bashës, paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për oligarkët për mirëmbajtjen e rrugëve, dhe nga ana tjetër nuk ka shërbim për qytetarët. Ai i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për të gjitha ato kompani që merren me mirëmbajtjen e rrugëve dhe që marrin lekë nga taksapaguesit shqiptarë.

Për kryedemokratin, duke parë situatën e vështirë të shqiptarëve, vendi po shkon drejt një konflikti civil.

“Shqipëria është mbuluar nga dëbora dhe i ftohti. Qeveria paratë për mirëmbajtjen e rrugëve ua jep oligarkëvë dhe nga ana tjetër tani që është provuar vjedhja nuk lëviz gishtin për të ndihmuar familjet. Dhunimi i parecedentë i studentëve brenda ambienteve universitare. Të gjitha këto po e cojnë vendin drejt një konflikti civil” deklaroi Basha.

Ndër të tjera Basha tha se Ramën ka urdhëruar ndërprerjen e ngrohjes dhe heqjen e ushqimit për studentët e ngujuar.

“Rama ka urdhëruar ndërprerjen e ngrohjes, heqjen e ushqimit për studentët e ngujuar si dhe ka urdhëruar të dhunojnë studentët. Kjo është shkelje e ligjit vetëm me urdhër të Ramës. Deklarata e djeshme e Lleshajt është papërgjegjshmëri.” tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.