BOTA

Bashkëpunim me Rusinë, FBI ka hetuar presidentin Trump

20:28 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar një artikull të gazetës “New York Times”, ku raportohet se FBI ka hapur dyshimet ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.




Ligjvënësit ishin shqetësuar në kohën kur Trump, në maj të vitit 2017, kishte larguar drejtorin e FBI-së James Comey, thuhet në raport.

Ky hetim thuhet se ka ekzaminuar nëse Trump është kërcënues i sigurisë kombëtare.

Trump kishte deklaruar se nuk ka asnjë arsye apo provë për të hapur këtë çështje.

“Kjo është absurde”,  tha sekretarja për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

“Përkundër që presidenti Obama, ka lejuar Rusinë dhe vendet tjera të shtyjnë Amerikën poshtë e lartë, presidenti Trump ka qenë i ashpër me Rusinë”, shtoi ajo.

Më 2016-ën, shërbimet e  inteligjencës të Shteteve të Bashkuara ka arritur në përfundim se Rusia ka zhvilluar sulme kibernetike me anë të lajmeve të rreme në rrjetet sociale, për të favorizuar kandidaturën e Donald Trump dhe për të dëmtuar rivalen, Hillary Clinton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.