SPORT

Gega: Do të kthehemi në Tiranë me 100% të formës

11:00 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, është shprehur pas barazimit me Antaliasporin shumë i kënaqur, veçanërisht me pjesën e dytë, kur në fushë ishin titullarët. Ai ka theksuar se grupi po punon shumë mirë dhe se është shumë e rëndësishme që ekipi të kthehet në Tiranë në formën optimale dhe me frymë optimiste. “Bëmë sot (dje) ndeshjen e dytë miqësore dhe në pjesën e parë aktivizuam 90% lojtarë të rinj. Ekipi po punon jashtëzakonisht mirë në këtë fazë përgatitore dhe gjendja është e mirë.




Në pjesën e dytë aktivizuam titullarët dhe jam i kënaqur, sepse dominuam ndeshjen dhe patëm shumë raste. Gjithsesi, qëllimi ishte të shikonim çdo lojtar. Na munguan sërish Hebaj dhe Duka, për probleme shëndetësore, por besoj se ata do të jenë gati për miqësoren e tretë. Besoj se jemi mirë, po zhvillohet një stërvitje e rregullt, nuk kemi probleme fizike. Dua që të kthehemi në Tiranë me 100% të kapacitetit tonë si ekip dhe me një frymë edhe më optimiste. Në ndeshjen e parë u ndëshkuam nga një penallti, ndoshta e paqenë, ndërsa sot pësuam një gol që në minutën e dytë për mungesë përvoje. Pjesa e dytë ishte shumë e mirë, ishin 25 minuta lojë që nuk i kisha parë. Mënyra si erdhi loja në këtë ndeshje, jam i kënaqur.

Kushtet këtu janë të mira, fushat janë të mira. E dimë se çfarë qëllimi dhe çfarë objektivi kemi për vazhdimin e sezonit. Çdo ndeshje është një test për çdo lojtar. Me Dinamon e Zagrebit do të shohim vlerat tona, edhe pse nuk janë rezultatet ato që kanë rëndësi në këto ndeshje”, – tha mes të tjerash trajneri i Partizanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.