LIFE STYLE

Gjyshja nga mami apo nga babi? Ja kush luan rol më të rëndësishëm në rritjen e një fëmije

10:06 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kujtimet tona të fëmijërisë janë padyshim të mbushura me gëzim dhe ndjenjën e sigurisë dhe rehatit, nisur kjo edhe nga fakti se gjyshërit kanë pasur një rol të veçantë. Mirëpo, pak prej nesh kanë menduar ndonjëherë se kishte ndonjë ndryshim në mënyrën se si gjyshërit nga mami apo babi ndikojnë në nipërit e mbesat e tyre. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, ka diçka të veçantë që ne marrim nga gjyshet tona qoftë nga ajo e mamit apo edhe babit përveç përkujdesit dhe dashurisë së tyre. Bright Side ka studiuar disa teori mbi rolin e një gjysheje nga ana e mamit në jetën e një fëmije.




-Çfarë trashëgojmë nga gjyshërit tanë?

Genet janë njësi themelore e trashëgimisë të përbërë nga ADN-ja. Sipas gjenetikës, gjyshërit ndajnë mesatarisht 25% të ADN-së së tyre me nipërit e tyre me përqindjen e saktë në varësi të shkëmbimit të ADN-së. Ne trashëgojmë gjenet tona nga gjyshërit tanë meshkuj dhe femra, sigurisht, por sipas shkencëtarëve janë gjyshërit tanë nga ana e nënës ata që kanë shkallën më të lartë të ndikimit tek pasardhësit.

-Ka diçka të veçantë që na japim gjyshet nga mami. Gjyshet nga mami kanë lidhje më të ngushta me nipërit e mbesat e tyre, pasi janë ato që i kanë dhënë jetë nënës tonë. Në shumë familje, gjyshet e nënave kanë më shumë përgjegjësi për fëmijët dhe kalojnë më shumë kohë me ta. Nuk është vetëm lidhja psikologjike që e bën rolin e gjyshes nga ana e mamit aq të rëndësishme, por disa teori sugjerojnë që gjyshërit nga ana e nënës dhe nënat vetë  investojnë në mënyrë të pabarabartë tek nipërit e mbesat e tyre.

-Një tjetër teori sugjeron që të ashtuquajturat “pasiguri atërore” mund të ndikojnë shumë në nxitjen e gjyshërve për t’u kujdesur për nipërit e mbesat e tyre. Pasiguria e nënës nënkupton që anëtarët meshkuj të familjes mund të mos jenë gjithmonë të sigurtë se sip o rriten fëmijët e tyre, pasi ata nuk lindin vetë. Kjo mund të zvogëlojë angazhimin e të afërmve nga ana e babit, duke përfshirë edhe gjyshet. Ndërsa një grua që është gjithmonë e sigurtë se ajo i dha lindjen fëmijës së saj, arrin ta bëjë lidhjen më të fortë në familje përgjatë brezave.

-Një teori që u zhvillua nga novelisti kilian, eseisti dhe dramaturgu Alejandro Jodorowsky, sugjeron se nga të katër gjyshërit ne jemi më të lidhur ngushtë me gjyshet tona nga ana e mamit. Sipas teorisë së tij, gjenet tona mund të “kalojnë” një brez dhe të kalojnë nga gjyshërit tanë drejtpërdrejt tek ne, gjë që mund të vërtetohet nga fakti se disa nipër e mbesa i ngjajnë gjyshërve të tyre më shumë sesa vetë babai apo nëna. Jodoroësky beson se nënat i kalojnë emocionet vajzave të tyre, të cilat më vonë i kalojnë ato tek fëmijët e tyre.

Megjithë këto teori mund të themi se gjyshja ka gjithmonë një rol të veçantë në jetën e një fëmije. Jemi të ndryshëm dhe kemi familje të ndryshme dhe po ashtu marrëdhëniet brenda saj do të jenë të ndryshme. Por le të jemi mirënjohës dhe të vlerësojmë dashurinë, kujdesin dhe mençurinë që na japin gjyshërit dhe gjyshet tona, pavarësisht nga lidhjet gjenetike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.