AKTUALITET

Janari mbyllet me temperatura të ulëta dhe dëborë

16:34 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deri në 17 janar moti do të jetë me temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore. Sipas sinoptikanëve, kjo do të jetë situata e motit për vendin tonë.




10 ditëshi i fundit i Janarit pritet që vendi të përfshihet nga më shumë reshje, por me temperatura tipike të dimrit.

Pas datës 17 do të kemi një rritje graduale të vlerave termike për sa i përket temperaturave të ajrit duke arritur në vlerat tipike të dimrit -6 gradë celsius në zonat malore, dhe në bregdet 11-12 gradë. Në zonat malore do të vijojnë reshjet e shiut”, thonë sinoptikanët.

Të shtunën Tirana u përshi nga ngrica dhe temperaturat të ulëta të cilat arritën deri në -2 gradë celsius. Vlera më të ulëta u regjistruan në Ersekë me -9 gradë celsius dhe Peshkopi -8 gradë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.