Kryesore

Kryemadhi me tone të ashpra: Shqipëria ka nevojë për ne, të sakrifikojmë çdo gjë!

15:05 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se partia e saj nuk e tradhëton vendin.




Nga Konventa Kombëtare e LSI, Kryemadhi foli me tone të ashpra duke thënë se situata në Shqipëri është e rëndë. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë, tha Kryemadhi duhet sakrifikuar gjithçka.

Për këtë arsye ajo bëri thirrje që të harrojnë idealin politik dhe të kenë një qëllim të vetëm mbrojtjen e shtëpisë, që sipas saj sot është Shqipëria.

“Partia jonë që e ka emrin LSI është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare. Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë, Atdheun tonë. Ai vend që ka mbijetuar me mijëra shekuj. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ashtu siç luftojmë edhe për shtëpinë tonë do luftojmë dhe për Shqipërinë. Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka momentet e saj më të vështira. Ne nuk duam ta harrojmë idealin politik. E vetmja ideologji që duhet të qarkullojë është “Shqipëria është atdheu jonë, Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është atdheu ynë, për të cilën ne duhet të kujdesemi si të ishte shtëpia jonë.” tha Kryemadhi

monika LSI lsi11 monika99 vasili monika99911 monika 01010 monika 991991 mona monika999
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.