Show-Bizz

“La shtëpinë plot me dashuri”, Julka humb njeriun e shtrenjtë

17:35 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja dhe moderatorja Julka Gramo ka humbur babain e saj. Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi mbrëmjen e djeshme lajmin e dhimbshëm.




Dita për të nisi me të qeshura por minuta më pas mori një kthesë 360 gradë, siç Julka tregon në postim.

“Sa ironike… Sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen De Generes dhe ju urova një ditë plot buzëqeshje, pa ditur se disa minuta më vone dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babain tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerëzit për të… Jam krenare për njeriun fort të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte. La shtëpinë plot me dashuri”.

Julka ndër të tjera u shpreh se ndihet me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që iu gjendën pranë në këtë ditë të vështirë.

Përmes postimeve në Instastory, ajo nuk ngurron të shpreh dashurinë për të atin dhe madje t’i shoqëroje me thënie për humbjen e njeriut të dashur.

Ndushëllime të sinqerta Julka!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.