SPORT

Morati: Ikardi ka të drejtë të kërkojë rritje rroge

12:01 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Masimo Morati ka folur për zërat që janë përhapur kohët e fundit lidhur me çështjen e Ikardit dhe Interit. Në një intervistë të shkurtër të dhënë për gazetën italiane “Sport Mediaset”, ish-presidenti i Interit ka thënë se klubi zikaltër e ka një strategji si të mbajë sulmuesin argjentinas në ekip. Ai mendon se Ikardi ka shumë të drejtë që të kërkojë rritjen e pagës në rinovimin e tij të kontratës.




“Vit për vit dëgjojmë zëra lidhur me rinovimin e tij. Mendoj se sulmuesi ka të drejtën që të kërkojë një kontratë më të mirë, por gjithashtu besoj se klubi ka bërë gati strategjinë që ta mbajë në “San Siro”. “A do t’i kisha dhënë unë 8-9 milionë euro Ikardit nëse do të isha presidenti? Nuk di si të lidh figurat e të tashmes me ato që kanë qenë në të kaluarën”, – ka thënë shkurtimisht Morati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.