BLUETOOTH

Na bënë lëmsh, por s’shpëtojnë dot, Flori dhe Kejsi janë çift

13:45 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Fero me Arbenitën, Alba me Albin, Luana me Krenarin, e shumë e shumë çifte të tjera po na e ‘plasin’ shpirtin duke mos pranuar lidhjet e tyre. Pikërisht si kënga e tij, e cila rrëmbeu edhe kupën në “Kënga Magjike 2018”, kantautori i njohur Flori Mumajesi po na ‘plas’ me pëshpërimat dhe dyshimet e ngritura lidhur me marrëdhënien e afërt që mund të ketë me këngëtaren Kejsi Tola. Por ndërkohë, që ai me krijimin e tij i këndonte një dashurie që s’është më (dhe që shumë aluduan se bëhej fjalë për Elvana Gjatën), nga ana tjetër, dukej se ajo që e ngushëllonte ishte Kejsi Tola, me këngën “Më ke mua”, një krijim po ashtu i Flori Mumajesit, që fitoi çmimin e “Produksionit më të mirë”. Të jetë rastësi?




Vijojmë me detaje të tjera. Para se t’ju rreshtojmë gjithë detajet që shumë nga ne i kanë vënë re dhe publikisht nëpërmjet video-ve dhe sinjaleve të tjera nëpër rrjete sociale, burime shumë të afërta të këngëtares kanë thënë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” se Kejsi dhe Flori kanë nisur romancën që në fillim të verës së vitit të shkuar. Pavarësisht detajeve të tjera tërhiqe e mos e këput, ata në fakt janë një çift dhe po shijojnë romancën e tyre në formë loje para kamerave duke na vënë shpesh në dyshim, por ja që e vërteta qëndron kështu. Ndërkohë nëse i rikthehemi detajeve të tjera rikujtojmë fillimisht se Kejsi Tola nuk pushonte me falënderimet për kompozitorin e këngës, pra për Flori Mumajesin. Në “E diela shqiptare” të dielën e shkuar, teksa shprehte vlerësimin ndaj tij, Flori u përgjigj: “S’ka problem, më ke mua”. Të gjithë mbetëm pa fjalë, kur Flori nuk e la vetëm dhe vrapoi drejt saj të vallëzonte në skenën e “E diela shqiptare”. Vështrimet që ata i hidhnin njëri – tjetrit gjatë vallëzimit, dukeshin aq të ngrohta si të ishin të dashuruar.

Nuk mbaron me kaq, këngëtari publikoi foton ku kapeshin dy duart e tyre, ndërsa lart shkruhej një pjesë e tekstit të këngës. Në darkën e artistëve të “Kënga Magjike”, Kejsi qëndronte e ulur pranë Florit. Rastësi?! Vijojmë! Flori publikon në “Insta Story” një foto të Kejsit, duke buzëqeshur nga studio, të cilën e shoqëron me emoji-n e një zemre. Mirëpo, duket se këto veprime nuk janë të kota, pasi ata janë realisht në një lidhje romantike. Nga ana tjetër mediat rozë raportojnë se çifti ka rreth gjashtë muaj së bashku dhe janë treguar tejet por ja që detaje të tilla, të sjella vetë nga ata, nuk i kanë lënë dhe aq diskretë. Së fundmi, fakti që ata nuk reagojnë për lajmet në media, e thellon akoma më tepër të vërtetën. Por pavarësisht të gjithave, sinjale apo jo, ata përbëjnë vërtet një çift shumë të veçantë së bashku!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.