Nostalgji

Nostalgji/ Fiona pa xhaketë… ‘çmend’ Topallin. Sa rëndon Tony Blair në duart e Gjanës

16:00 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Fiona pa xhaketë… ‘çmend’ Topallin. Sa rëndon Tony Blair në duart e Gjanës




Fiona pa xhaketë… ‘çmend’ Topallin
Në Tiranë mbërriti javën që sapo kaluam baronesha londineze e Dhomës së Ulët në Parlamentin Britanik. Sigurisht, e para që u krenua me këtë vizitë, ishte kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Nder për parlamentin shqiptar për prezencën e një zonje të tillë. Madje dy zonjat, duken qartësisht shumë të lumtura dhe duke diskutuar zellshëm edhe për takimin mes tyre. Por ajo që na bën përshtypje është pikërisht ambasadorja jonë e Britanisë së Madhe në Tiranë. Fiona, ambasadoresha, ka qenë objekt i herëpashershëm i paparazzit tonë, edhe pse është ndër më të rejat ambasadore, sa i përket moshës. Por për një vizitë të tillë, Fiona, nuk është veshur aspak në mënyrën e duhur. Llërët i ka jashtë, dhe nuk ka hedhur ndonjë xhaketë. A thua të mos e dijë ambasadorja rregullin e institucioneve shqiptare, ku nuk lejohet zhaponeja? Gjithsesi, ndokush ka pasur frikë tia thotë.

Sa rëndon Tony Blair në duart e Gjanës
Ilir Bano, deputeti i PD, mezi ia ka dhënë Gjanës për ta parë librin e ri të ish kryeministrit britanik Tony Blair. Siç duket, është Iliri që e ka sjellë nga Londra librin në duart e parlamentarëve shqiptarë, por nga sa e shohim librin, nuk duket se është prishur, lexuar apo ka ndonjë faqe të hapur. Të dy deputetët e PD janë duke e kundruar nga jashtë, si në kopertinë, se sa për brendinë, zor të themi se librin e kanë lexuar duke qenë se ka kaq shumë halle dhe dokumente parlamenti i Shqipërisë, sa nuk u del koha për të tillë libra. Megjithatë, shumë shpejt ne të Bluetooth do ta pyesim gjanën nëse e ka lexuar librin dhe nëse i ka bërë përshtypje.
Ky shkrim u botua më 25 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.