SPORT

Partizani dhe Kukësi barazojnë në miqësoret në Antalia

08:57 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani ka arritur që të marrë një tjetër barazim në miqësoren e dytë në Turqi, kësaj here kundër ekipit turk, Antaliaspor. Të besuarit e Gegës, që kishte vendosur të hidhte nga minuta e parë formacionin rezervë, e panë veten në disavantazh që në minutën e 2-të, kur Sinik befasoi portierin Xhika. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1 me 0. Me startin e pjesës së dytë, Gega ka rreshtuar formacionin tip dhe ekipi i “Demave” është hedhur menjëherë në sulm, duke u treguar mjaft agresiv. Ata kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 46-të me anë të Jurgen Bardhit.




Një ndeshje e rëndësishme kjo për Gegën, ku nuk ka lënë pa provuar thuajse të gjithë lojtarët dhe ky ka qenë një test shumë i mirë kundër një kundërshtari të fortë. Kukësi ka barazuar 1-1 në miqësoren e dytë në tokën turke, ku përballë kishte rusët e Rostovit. Pas humbjes 2-1 ndaj Bashakshehirit, verilindorët kanë marrë një rezultat pozitiv. Goli i barazimit u shënua nga Çyrbja në fundin e pjesës së parë, pasi rusët kishin shënuar me Gulevskin. Futbollisti shijakas shënoi edhe në humbjen 2-1 me Bashakshehirin. Trajneri Armando Cungu kishte bërë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Bashakshehirit. Titullar në sulm ishte Vasil Shkurtaj, që la në stol Rexhinaldon. Titullar luajti edhe mbrojtësi Rrumbullaku, ndërkohë që Ethemi e nisi nga stoli në mesfushë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.