Kryesore

Përplasja me Metën, Rama paralajmëron plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

15:10 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka vijuar edhe sot përplasja në distancë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Replikës së bërë nga kreu i shtetit këtë të shtunë, i cili tha se Ministria e Jashtme nuk mund të jetë autoshkollë, i është përgjigjur menjëherë shefi i qeverisë, ku nuk ka kursyer ironinë.




Rama e cilëson Presidentin Meta si pengmarrës të Kushtetutës, ndërsa paralajmëron ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e kësaj krize institucionale.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet.” shkruan Rama

Kujtojmë se prej kohësh tashmë vendi ynë nuk ka Gjykatë Kushtetuese pasi nuk ka anëtarët e nevojshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.