POLITIKË

Përplasja për Cakajn, Meta: Ministria Jashtme s’do kthehet në autoshkollë

10:41 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar sërish sot për debatin në distancë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.




Meta ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë  ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla  e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.”, shkruan Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.