AKTUALITET

Po ju skadon karta e ID? Vjen njoftimi i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës

09:48 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë më shumë se 1.4 milionë qytetarë shqiptarë të cilëve këtë vit u skadojnë kartat e ID dhe pasaportat, duke qenë se është përmbushur periudha 10-vjeçare e tyre.




Për këtë arsye, në disa raste, Ministria e Brendshme ka bërë thirrje që qytetarët të kontrollojnë kartat e ID dhe të nisin sa më parë procedurën e riaplikimit.

Edhe këtë të shtunë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar banorët e Tiranës se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe të shtunën e 12 Janarit.

Kjo për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID. Në të njëjtën kohë u kërkohet qytetarët që të mos e lënë riaplikimin për në momentet e fundit.

“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë”- njofton ministria e Brendshme, e cila fton çdo qytetar të verifikojnë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.