AKTUALITET

Po kalonin rrugën, makina përplas për vdekjen dy këmbësoret

19:42 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të vdekur, është bilanci tragjik i një aksidenti që ndodhi pasditen e së shtunës në Durrës. Sipas policisë lokale një automjet që drejtohej nga një 22-vjeçari përplasi për vdekje dy këmbësore në zonën e ish-Kënetës.




 

Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe (vjehërr e nuse) ishin duke kaluar rrugën kur u përplasën nga makina. Goditja ka qenë fatale, duke iu shkaktuar fatkeqësisht vdekjen e menjëhershme.

I riu ka qëndruar pas përplasjes, duke iu dhënë ndihmën e parë por pa rezultat.  Policia thotë se ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.