BLUETOOTH

“Shok-shoqe”, termi i ri i çiftit Fero-Arbenita

18:00 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pamela Aliaj – Vetëm tri ditë më parë modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli publikoi foton e parë në çift me partnerin e saj, reperin Fero si për të provokuar mediat, por edhe si përgjigje e deklaratës së bërë nga reperi në një intervistë të dhënë. Bukuroshja konfirmoi në këtë mënyrë ndjenjat e saj ndaj Feros, dhe prej kohësh përflitej për lidhjen me reperin. Megjithatë ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi i saj në foto. Arbenita i referohej partnerit me termin “shoku” dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Fero.

Së fundimi ai publikoi një foto me Arbenitën, të cilën, gjithashtu, e quan shoqe. “Aaa shoqe, shoqe”, shkruan Fero në koment. Reperi ka bërë edhe një veprim që me siguri nuk u ka pëlqyer fansave. Ai ka bllokuar komentet në ‘Instagram’, dhe me sa duket nuk do të lexojë asnjë gjë për partneren dhe veten. Ndërkohë që kujtojmë se që prej muajve të fundit të 2018 të gjithë flisnin për lidhjen e saj me Feron. Arbenita Ismajli na kishte dhënë një provë vërtet domethënëse për ndjenjat e saj ndaj reperit. Në një foto të publikuar në muajin dhjetor, modelja simpatike shqiptare mbante në qafë një varëse në formë medalioni në të cilën shkruhet emri i saj dhe i reperit: “Fero, Nita”.

Ajo e ka publikuar që më 26 dhjetor foton me varësen që besojmë se është një dhuratë për modelen bukuroshe, ndërsa përkrah saj shkruan: “Njerëzit duhet të bien në dashuri me sytë e mbyllur”. Me sa duket Arbenita paska rënë në dashuri kokë e këmbë me reperin nga Kosova dhe kjo foto është vetëm një provë. Dhe më në fund, pas ‘plasjes’ së mediave rozë për aludimin se të dy ishin bashkë, modelja vendosi ta bëjë publike lidhjen që ka disa muaj që ka nisur, duke publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’, dy foto bashkë me Feron ku shkruante: “Me shokun” dhe ajo që bën akoma më tepër përshtypje është fakti se modelja nuk ka lejuar që të bëhet asnjë lloj komenti në foto duke i bllokuar ato. Ndërsa në ditët e para të janarit reperi Fero jep një intervistë ku e mohon totalisht marrëdhënien me Arbenitën duke e quajtur atë thjesht shoqe. Shkaku i shpërthimit të lajmit se mes reperit Fero dhe modeles së njohur Arbenita Ismajli ka një lidhje sentimentale u bënë fotot ku dyshja shfaqeshin në të njëjtat vende dhe komentet mes tyre.

Si Fero, edhe Arbenita nuk i kursenin fjalët e ëmbla ndaj njëri-tjetrit, dhe kjo bëri që lajmet mbi lidhjen e tyre të shtoheshin edhe më shumë. Mirëpo e vërteta është që Fero nuk është në një lidhje me Arbenitën, pasi me të ka një marrëdhënie tjetër, atë të miqësisë, të paktën sipas tij. I pyetur në “Sevenbizz”, nëse është i lidhur apo jo me Arbenitën, Fero u përgjigj: “E kam shoqe shumë të mirë, shoqe të ngushtë dhe asgjë më shumë”. Lidhja e tyre u zbulua në tetor të 2018-s dhe çifti e konfirmoi përmes komenteve në postimet e publikuara në rrjetet sociale. Por tashmë me mbishkrimin e vendosur ndaj njëri-tjetrit “shoku-shoqja” asnjë nuk bëhet konfuz, sepse ata më në fund e pranuan se janë një çift dhe tepër të dashuruar madje, këtë e tregojnë vetë fotot!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.