BOTA

Shpërthimi në Paris, humbin jetën tre persona

15:49 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy zjarrfikës dhe një grua kanë humbur jetën, ndërsa 47 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të fortë në një furrë në Paris.




“Shërbimet emergjente po reagonin ndaj rrjedhjes së gazit kur ndodhi një shpërthim i fortë”, tha ministri i brendshëm Christophe Castaner.

Ai njoftoi se “në shpërthim kanë humbur jetën 4 persona”. Por, prokuroria franceze hodhi poshtë këtë deklaratë duke thënë se “vetëm dy zjarrfikës humbën jetën si pasojë e shpërthimit”.

VIDEO/ Shpërthim në Paris, disa persona të plagosur

Ndërkohë dyzet e shtatë persona u plagosën, 10 në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët u transportuan menjëherë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit, në një ndërtesë të lagjes turistike “Grands Boulevards”, afër muzeut “Grevin”, ku zjarrfikësit kishin ndërhyrë për një rrjedhje gazi.

Shpërthimi ndodhi kur në anën tjetër të Parisit, “jelekverdhët” ishin mbledhur për të vijuar javën e 9-të të protestës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.