Kronikë

Terrorizohet familja e biznesmenit, i grabisin 10 mijë euro dhe…

21:47 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

DURRËS – Tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë e të veshur me uniformë policie kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro. Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë lanë të lirë disa kilometra më tutje.




“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë pritë tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë. Po merret në pyetje biznesmeni. Ai ka dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja”,-njoftoi gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj. Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk bëhet me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e transportit ndërkombëtar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.