BOTA

Trump njofton ndryshimin e sistemit të vizave: Të aftët i duam në SHBA!

09:28 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur politika në SHBA është e përfshirë nga kritikat e shumta ndaj Presidentit dhe vendosmërisë së tij për të ndërtuar murin ndarës në kufirin me Meksikën, Donald Trump duket se është i vendosur të bëjë ndryshime edhe sa i përket sistemit të vizave.




Ka qenë vetë Trump i cili ka njoftuar se po planifikon ndryshime në programin H-1B që jep viza të përkohshme për profesione e specialitete si teknologjia apo mjekësia, por administrata.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se një sërë ndryshimesh do të vijnë së shpejti, duke theksuar se SHBA-të do ta kenë gjithnjë derën e hapur për personat e talentuar anembanë botës që të ndjekin karrierën e tyre në “tokën e premtuar”.

“Bartësit e H1-B në Shtetet e Bashkuara mund të sigurohen se ndryshimet po vijnë së shpejti, të cilat do të sjellin thjeshtësi dhe siguri për qëndrimin tuaj, duke përfshirë një rrugë të mundshme për nënshtetësinë. Ne duam të inkurajojmë njerëz të talentuar dhe shumë të aftë për të ndjekur mundësitë e karrierës në SHBA” tha Trump në Twitter.

Ndryshimet pritet të bëhen brenda këtij viti, referuar edhe konfirmimit nga zëdhënësi i Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin, Michael Bars.

Sipas asaj që mësohet nga mediat amerikane, është parashikuar që të rritet me 16% ose me 5.340 persona, numri i përfituesve të H-1B që mbajnë diploma të avancuara nga universitetet amerikane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.