OPINION

Çështja shqiptare është në një udhëkryq të rrezikshëm

16:35 - 13.01.19 Spartak Ngjela
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rusia kërkon t’i japë Serbisë Mitrovicën, në mënyrë që vetë të investojë atje përpara sesa Serbia të hyjë në Bashkimin Europian. Rusia dhe Serbia e pushtuan në vitin 1913 Kosovën për Mitrovicën. Dy kanë qenë pikësynimet ruso-serbe të vitit 1912-1913: Mitrovica dhe Shkodra.




Shkodrës i morën të keqen, por Mitrovicën e morën. “Për Shkodrën shkoj në luftë botërore”, tha atëherë politika austrohungareze dhe çoi flotën për të bombarduar Ulqinin.

Serbinë e investuar, Rusia e do si të vetmin aleat qorr brenda Bashkimit Europian. Por, pa Mitrovicën, gjithçka arbërore që ka nisur, nuk shkon dot më tej. Mitrovica kështu siç është përbën 25 përqind të GDP -së së Kosovës, dhe, me investim dhe vënien në punë maksimalisht, Mitrovica do të jetë 25 përqind e GDP -së së Shqipërisë së bashkuar me Kosovën.

E kuptoni se në çfarë regjistri po luan tradhëtia shqiptare?

Kurse korrupsioni kryeministror Rama gjithë shpresën e mbijetesës e ka te mbështetja e Serbisë, dhe te destabilizimi i Shqipërisë.

Në këtë skenë të dyshimtë, tani ka dalë me forcë pro shqiptarizmës kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili do t’i mposhtë të gjithë këta të shitur dhe do të hyjë në historinë reale të Shqipërisë që po vjen.

l.
Rama dhe Thaçi, të ndodhur nën trysninë e frikës për goditjen penale ndaj tyre, kërkojnë që të shkatërrojnë planin e Arbërisë në favor të Serbisë.

Kjo është përsëritja e vjetër e shitjes së Shqipërisë.

Që të dy po luajnë rolin e budallait duke mos e përmendur Mitrovicën dhe liqenin e Ujëmanit. Por e gjithë çështja është te Mitrovica. Pa Mitrovicën Kosova dhe Shqipëria nuk kanë të ardhme.

Mitrovica ka qenë dhe mbetet çështja më kryesore e Shqipërisë dhe Kosovës.

Edhe gjermanët e Luftës së Dytë Botërore nuk ia lanë asnjë force Mitrovicën dhe e administruan vetë. Por Shqipëria drejtohet sot nga një palaço panairesh dhe hajdut.

Kurse Mitrovica sot është e lakmuara e Rusisë. Por nuk duhet të harrojmë se edhe Brukseli e Berlini Mitrovicën e duan brenda Shqipërisë së bashkuar. Ja, kjo është gjendja reale.

Do të ishte fatalitet për të ardhmen e Arbërisë nëse shqiptarët do ta lejojnë grabitjen e madhe që kërkon t’iu bëjë serbia nën pretekstin e bashkimit. Pa Mitrovicën, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ishte një bashkim në falimentim.

E gjithë lëvizja patriotike shqiptare sot mbështetet te figura e kryeministrit shqiptar të Kosovës Ramush Haradinaj. Vetëm ky mund ta ndalojë këtë histeri tradhëtie që ka plasur në Shqipëri dhe në Kosovë. Haradinaj është një heroi i luftës, dhe atij i tuten të gjithë antishqiptarët – të huaj apo shqiptarë qofshin.

ll.
Një njeri pa vlerë, si Edi Rama, që nuk di asgjë të bëjë veç vjedhjes dhe blerjes së skllevërve të tij, po kërkon të shkatërrojë Shqipërinë. Në këtë valle është edhe Basha, edhe pse Saliu flet për të kundërtën.

Po pse flet kundër Berisha i cili e do shkatërrimin e Shqipërisë? Sepse në këtë kundërshti i jep mundësi Ramës që ky t’iu thotë të tijëve: u bashkuat edhe ju me Saliun?

Në një kohë që socialistët e shohin Berishën si gogolin e tyre.
Por koha nuk ka smbrapsje.

Çështja shqiptare e rilindur në vitin 1999, nuk ka më kthim mbrapa. Janë jargët otomane esadiste në Tiranë dhe në Prishtinë që duan ta sjellin mbrapsh rrjedhën historike të shqiptarëve, por nuk do të kenë forcë ta bëjnë këtë.

Rivlerësimi i unifikuar i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është trend historik i kësaj kohë. Pa këtë botë e cila është 98 përqind me Amerikën, Shtetet e Bashkuara nuk e fitojnë dot lehtë luftën më Rusinë.

Prandaj edhe ata politikanë të larte amerikanë që mund të kenë mendim për ndërrim territoresh midis Sërbisë dhe Shqipërisë dhe lejojnë humbjen e Mitrovicës, janë kundër interesit amerikan. Prandaj e kanë të pamundur të shprehen hapur.

Janë tre presidentë të Mëdhenj amerikanë që kanë krijuar shtetin e pavarur të Kosovës me luftë: Bush, Klinton, dhe Bush, dhe janë dy doktrina që s’mund të shkelen nga askush: Doktrina Klinton (e luftës)1999, dhe Doktrina Bush ( e pavarësisë) 2008.
Prandaj, tradhëtia shqiptare duhet të matet mirë në këtë çështje dhe të tërhiqet sa nuk është vonë.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. jam me ty spartak
    mjafte na kane vjedhur territore
    Kufiri tek molla e kuqe
    do te thote tek ,,pazari i ri,,
    jo vetem tokat por na kane vjedhur herojte tane
    kostandinin ,nikola teslen..e shume te jere
    Kete gabim te te pareve tane nuk duhet ta leme te zgjerohet akoma
    pershendetje per shkrimin ,,jaku nga elbasani

    Përgjigju ↓
  2. Mendoje se avokat Ngjela ka shume td drejte sa eshte sot per Kosoven dhe neser edhe per Shqiperine e rendesishme ” trepca ” dhe Mitrobica , por , avokati i nderuar ndoshta nek e theksoi rendesine e liqeiqenit artificial te Iber-Lepencit ose ndryshe , liqeni i grumbullimit te ujeave te lumejve Iber dhe Lepenc ose ndryshe i njohur ne popull si Liqeni i Ujmanit .
    Serbet qe t jane te njohur per ndryshimin e toponimeve te lumejve , fushave , maleve , qyteteve etj . te krahinave te posapushtuara si psh.sikur e kishin Kosoven i ndrruan emrat e qyteteve te Peja ( Peq ) , Gjakova ( Djakovica )
    Ferizaj ( Uroshevac ) , Hani i Elezit
    ( Gjeneral Janloviq ),Gnilani ( Gnilanje), Rahovevi ( Orahovac ) … etj etj. dhe , i ndertuan edhe emrin eiwenit te Ujmani ne Liqeni i Gazivodes
    Rendesija e Liqenir te Ujmanit eshte e jashtezakonshme per Kosoven sepse ky Liqen ngerthrn ne gjiun e tij rethe 400 miljon m3 uje , nga ku me uje mund te furnizohet gjithe rafshi i Kosoves , termicentalet Kosova I, II, III, IV dhe V dhe ujitja e tokave te mijra Km2 te rafshit te Kosoves duke filluar nga Mitrovica , Vushtrija , Lipljani , Shtimlja , Podujeva … Prishtina . Rendesija e ujit per jeten e njeriut dihet por ,reziku nga mungesa e tij ne nuk kemi patur rast te perjetonim kurse , mund te vihemi ne sprove pase 20-30 vitesh ekspertet botror parashikojne se lufteat ne bote do te ndodhin per arsye te mungeses se ujit dhe , ato shtete dhe popuj qe pase 20-30 vitesh do te kane uje , ara popuj do ti mbijetojne , do te jetojne kurse, te tjeret , ata qe do te kend mungese uji nuk do ta kane , egzistencen biologjike te tyre te sigurte ose , egzistenca e tyre do te vie ne pikpyetje . Biles , per serbet dhe Serbine Liqeni i Ujmanit eshte me i rendesishem se gjithe teritori i Mittovice dhe serbet e dojne Veriun e Kosoves dhe Mitrovice jo aq per
    ” trepcen ” sa e dojne per arsye te Liqenit te Ujmanit dhe kete na e ” tha ” vete Vuciq kur erdhi vizite Kosoves dhe u drejtua kah Liqeni.
    Normalishte ,vetem pase kessje vizite te Vuciqit Lqenit te Ujmanit i ra nder mend Hashim Thacit se atje ne ato ujra qenka dicka e rendesishme andaj dhe tuboi me shpejtesi suiten e tije dhe u drejtua hapave te Vuciqit …!

    Përgjigju ↓