Kronikë

Makinën me drogë gati për shitje, policia greke arreston shqiptarin

18:18 - 13.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar 27-vjeçar është arrestuar nga policia greke pasi në makinën e tij u sekuestruan 53 kg 257 gram marijuanë që vinte nga Shqipëria.




Deri në finalizimin e operacionit, policisë greke i është dashur punë të kapë shqiptarin. Ata u vunë në ndjekje të automjetit që vinte nga kufiri i gjelbër dhe u tentua të ndalohej në Kompoti, Artë.

Por sapo patrulla i ka bërë shenjë të ndalojë, 27-vjeçari shqiptar që drejtonte mjetin ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të arratiset.

Ndjekja ka vazhduar dhe policia ka mundur ta bllokojë mjetin në rrugën ‘Olimpia’, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 38 pako me 53 kg 257 gram marijuanë dhe 2 celularë, teksa i riu shqiptar ka përfunduar në pranga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.