Rajoni

Marrëveshja e Prespës, jep dorëheqjen ministri grek i Mbrojtjes

11:25 - 13.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panos Kamenos, ministri grek i Mbrojtjes dhe lider i partisë së djathtë “Grekët e Pavarur”, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si edhe është larguar nga koalicioni qeverisës me kryeministrin Tsipras.




Pas një takimi rreth 45 minuta mes tyre, Kamenos njoftoi largimin e tij nga koalicioni për shkak të ardhjes në Parlamentin grek të Marrëveshjes së Prespës, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese ne Maqedoni.

“U takova me Kryeministrin. Patëm një diskutim mjaft të gjatë. Ka pasur një bashkëpunim për katër vjet në një qeveri të unitetit kombëtar. Çështja e Maqedonisë më lejon të sakrifikoj karrigen. Për çështjen kombëtare, ky bashkëpunim nuk mund të vazhdojë. ANEL largohet nga qeveria “, tha Panos Kammenos menjëherë pas takimit me kryeministrin Alexis Tsipras në rezidencën Maximos.

Kamenos, partia e krahut të djathtë të Greqisë së Pavarur (ANEL), ka kundërshtuar gjatë marrëveshjen e emrit me Maqedoninë, e cila u nënshkrua mes dy vendeve vitin e kaluar dhe u votua me 81 vota pro nga parlamenti maqedonas.

Në tetor të 2018-ës, Kamenos u bë shkak për largimin nga detyra të ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias.

Pas dorëheqjes së Kamenos, Vangjelis Apostolakis emërohet ministër i ri i Mbrojtjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.