Kronikë

Masakra në Elbasan, ja si u vranë në makinë nip e dajë dhe 51-vjeçari turk

10:45 - 13.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

ELBASAN – Mbrëmjen e 29 dhjetorit, tre persona u ekzekutuan në një atentat mafioz në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen rreth orës 21:15, në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Për pasojë në atentat humbën jetën Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, nip e dajë, të dy nga Elbasani si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.




Pas ngjarjes, burime nga policia lokale bënë me dije se makina tip makina tip ‘Range Roverit’ me ngjyrë të zezë ka marrë 18 plumba në krahun ku ndodhej 34-vjeçari dhe 7 në sediljen e pasme ku gjendej turku. Tre viktimat kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Shqipëri. Po ashtu blutë bënë me dije se shtetasi turk jetonte në Rumani, ndërsa Endrit Alibej kishte shumë kohë që nuk ishte kthyer në vendlindjen e tij. Pas kryerjes së hetimeve, hetuesit e çështjes deklaruan se objektivi kryesor i atentatit ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë. Po të njëjtat burime u shprehën se atentati dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.