MILOSAO

Shqipëria në Enciklopedinë e përgjithshme polake të vitit 1859

16:07 - 13.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria është një provincë në Turqinë evropiane dhe ka një sipërfaqe prej rreth 700 milje katrore [rreth 75.000 km 2, 1 milje katrore tokësore maksimale atëhere përbënte 106,19 km 2 – L.Z.]. Në veri kufizohet me Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë, në lindje me Maqedoninë dhe Thesalinë, në jug me mbretërinë e Greqisë dhe në perëndim me Detin Jon dhe Detin Adriatik. Jo shumë larg kufirit lindor ngrihen majat e maleve Bora-Dag dhe Pindit, prej të cilëve, i pari është pjesë e vargmaleve Çar-Dabu. Më tej, në drejtim të perëndimit, paralelisht vazhdojnë vargmalet e Kandavaskit që, nga njera anë formohen me vargje kodrash të ulta, ndërsa nga ana tjetër me tarasa të thepisura që bien poshtë drejt bregut të detit. Ato formojnë këneta dhe laguna që kundërmojnë një aromë fort të keqe. Pjesën jugore të Pindit e rrethojnë lugina të thella, ndërkohë që krahët e tyre perëndimore humbasin në malet e egër dhe kaotikë të Shqipërisë së poshtme, domethënë Epirit, të cilat arrijnë lartësinë e 4-5 këmbëve [rreth 1.200-2.000 metra-L.Z.]. Lumejtë më të rëndësisdhëm të Shqipërisë janë Buna, Drini, Shkumbini, Vjosa, Ahroni, Arta dhe pjesa e sipërme e lumit Aspropatamos. Liqentë më me emër janë ai i Shkodrës, Ohrit dhe Janinës.




Një klimë e mrekullueshme e lehtë midis maleve të afërt dhe detit, i fton banorët për të punuar tokën, por fatkeqësisht kudo ajo është e abandonuar. Në pjesën veriore të vendit, i gjithë prodhimi i drithi përbëhet nga misri. Në pjesë të tjera prodhohet orizi dhe tërshëra, ndërsa kudo në mal, më shumë merren me rritjen e derrave. Sasia më e madhe dhe ajo e llojeve të ndryshme të prodhimeve bujqësore, gjëndet në Epir, ku në lugina ka prodhime të bollëshme të manave, ka platancione me ullinj dhe fruta të ndryshme, ndërmjet të tjerave edhe platacione me vreshta dhe me misër. Shpatet e maleve të padeportueshëm, janë të mbuluara me pyje. Madje, akoma më poshtë jugut, mund të prodhohrn edhe fruta tropikale, si dhe orizi dhe pambuku, në rast se nuk do të egzistonte plogështia e banorëve vendas.
Në numër banorët e Shqipërisë janë 1.900.000 vetë dhe përbëjnë një popull të veçantë që quhen albanezë ose arnautë, ndërsa në gjuhën e vendit ata quhen shqiptarë, që do të thotë banorë të maleve. Ata janë pasarrdhës të Ilirëve të lashtë, të përzier me grekë dhe me sllavë dhe nuk duhen ngatëruar me albanezët që banojnë në Detin Kaspik. Ata janë fise të forta malësore dhe plot energji, akoma gjysëm të ashpra si në luftime, ashtuedhe në plaçkitje dhe në vjedhje, të cilën madje e vlerësojnë edhe si virtut, prandaj e dhe veten e quajnë si rrëmbyes. Ndonjëherë banorët e bregdetit ndezin edhe zjarre të mëdhenj për të tërhequr anijet që të zbarkojnë në vende të caktuara, nga ku pastaj i plaçkitin. Megjithatë, në përgjithësi shqiptarët janë të varfër.
Gratë shqiptare karakterizohen nga një punë e gjallë dhe e lodhshme, sepse pothuajse i gjithë artizanati ndodhet në duart e tyre.
Shqiptari është i hapur ndaj mikut, por i fshehtëdhe i rezervuar ndaj armikut. Karakteri zotërues i tij është gjakmarrja, i cili shpesh transformohet në një hakmarrje të përjetshme.

Pothuajse gjithë banorët e këtushëm, dikur kanë qenë të krishterë, por, pas vdekjes të princit të fundit të tyre, heroit Skënderbe dhe okupimit të vendit prej Turqisë, pjesa më e madhe e popullsisë kaloi në fenë myslimane.

2
Në jug, në luginat e thepisura të Aheronit, banon një fis luftarak dhe trim, i përmendur për luftën plot rezistencë kundër Ali Pashës. Në veri, midis lumit Drin dhe detit, është selia shekullore e Mirditorëve luftarakë të besimit katolik, të cilët, deri tani, kanë mbrojtur me shpatë në dorë besimin e tyre.
Shqipëria ndahet në pashallëkun e Janinës, Elbasanit dhe Shkodrës. Qytetet më tërëndësishme të saj janë: Durrësi, Vlora, Parga, Shkodra, Elbasani, Berati, Arta, Prizreni, Ohri dhe Janina.
Të dhëna më të plota dhe më të sakta për Shqipërinë dhe banorët e saj jep Cypryjan Robert (për një kohë zëvendësi i një farë Mickeviçi në katedrën e liteaturës sllave në Collège de France), në veprën e tij: “Les sllaves de la Turquie”. (2 vëllime, Paris 1844).
Të lashtët me emrin Albania kanë quajtur edhe krahinën aziatike që shtrihet midis Iberyjgit dhe Detit Kaspik, aty ku sot ndodhet Shirvani dhe Dagestani.

Përktheu nga origjinali:
Leonard Zissi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.