Kronikë

Shqiptari më i kërkuar në Europë

11:45 - 13.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

50-vjeçari Gani Burreli është shqiptari më i kërkuar në Europë. Ai bën pjesë në listën prej 54 kriminelë, të Europol. Ata e kanë “fituar” një vend në listën e Europol për një sërë krimesh të rënda, si vrasje, trafik të qenieve njerëzore, trafik droge, mashtrim etj.




Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor të 2016-s.

Burreli akuzohet sëbashku me një bashkëpunëtor u fut në një restorant në Ayia Napa dhe hapi zjarr. Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ata hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij. Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin. Burreli besohet se u largua nga vendngjarja me një makinë që u gjet më vonë e djegur. Ai dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.