AKTUALITET

Studentët marrin vendimin: Nuk futemi në mësim pa u plotësuar kërkesat

20:23 - 13.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk do të futemi në mësim deri në plotësimin e të gjitha kërkesave nga qeveria”, ky është vendim i marrë nga studentët mbrëmjen e sotme.




Më herët në këtë fakultet, studentëve të ngujuar prej tre ditësh, u janë bashkuar edhe rreth 200 studentë të tjerë për të bërë një mbledhje e për të vendosur se çfarë do të behët me protestën e tyre, e cila tashmë është kthyer në grevë urie.

Studentët janë shprehur njëzëri se nuk do të futen në mësim dhe kërkojnë që kryeministri Edi Rama të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre të parashtruara që në fillim të muajit dhjetor, e këtë duhet ta bëjë me ligj, pasi ata shprehen se nëse nuk miratohen me ligj, nuk kanë besim.

“Ligji për arsimin e lartë duhet rrëzuar, Universiteti është i yni dhe tani do të ngujohemi të gjithë. Partitë politike t’i mbajnë larg këlyshët e tyre. Rama të mos guxojë të cënojë kauzën tonë. U bëjmë ftesë edhe pegadodëve të na bashkohen. Ngujimi do të jetë pa afat”, janë shprehur studentët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.