Rajoni

Prova e fundit e Tsipras

15:39 - 14.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parlamenti grek do të hapë nesër debatin për një votëbesim të qeverisë pas largimit dje të një aleati të koalicionit. Largimi i ministrit të Mbrojtjes e lë Tsipras pa një shumicë parlamentare dhe rrit mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.




Votëbesimi i qeverisë pritet të mërkurën mbrëma. Kryeministri grek Alexis Tsipras e kërkoi votë besimin pas dorëheqjes së partnerit të koalicionit Panos Kammenos dhe grekëve të tij të pavarur, lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë. Vitin e kaluar dy vendet ranë dakord për një të ri – Maqedonia Veriore.

Marrëveshja është e nevojshme që Maqedonia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por ajo duhet të ratifikohet nga parlamenti grek.

Partia Syriza e Tsipras ka 145 vende në parlamentin grek prej 300-vendesh si dhe mbështetjen e një deputeti të pavarur. Kryeministri ka nevojë për mbështetjen e të paktën pesë të tjerëve, për të fituar votën e besimit të mërkurën.

Të hënën, ministrja e turizmit Elena Kountoura dhe një tjetër ligjvënës nga partia e Grekëve të Pavarur thanë se do të mbështesin Kryeministrin Tsipras gjatë votëbesimit të mërkurën.Kammenos i përjashtoi të dy ata nga grupi i tij parlamentar. Edhe nëse Tsipras e fiton votëbesimin, pasiguria politike do të rritet pasi qeverisë do t’i duhet të mbështetet te ligjvënësit jashtë partisë së tij të majtë Syriza për të kaluar nismat e tij legjislative.

Tsipras shpreson ta sjellë marrëveshjen për emrin e Maqedonisë në parlament pas votëbesimit, nëse e fiton atë. Mandati i tij i tanishëm përfundon në tetor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.