SHËNDET

Shafrani me mjaltë, antibiotiku i fuqishëm natyral

10:39 - 14.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përderisa antibiotikët konvencionalë janë duke u përdorur së tepërti, ilaçet natyrale si mjalti dhe shafrani janë tejet fitimprurës dhe e përmirësojnë shëndetin në shumë mënyra. Mjalti në mënyrë efektive lufton infeksionet pa shkaktuar baktere rezistente, ndryshe prej antibiotikëve konvencionalë. Një studim i publikuar në revistën “European Journal of Clinical Microbiology and Infectious Diseases” ka zbuluar se mjalti e ka shkatërruar çdo baktere apo patogjen në të cilin e kanë testuar. Hulumtuesit kanë zbuluar se kjo mund të aplikohet në përditshmëri. Sipas ekspertëve, produktet e bazuara me mjaltë në shumë raste mund t’i zëvendësojnë kremrat me antibiotikë për plagë. Në anën tjetër, edhe shafrani është një mrekulli tjetër natyrore, që sjell shumë përfitime shëndetësore. Përbërësit më të rëndësishëm të shafranit quhen curcuminoide dhe kanë fuqi shëruese, antioksiduese, antipezmatuese, antiseptike, antibakteriale dhe veti antikërpudhore. Kombinimi i këtyre dy produkteve – pra mjaltit e shafranit, mund të sjellë në krijimin e një antibiotiku natyral shumë të fuqishëm. Ekspertët thonë se ilaçi natyral me këta dy përbërës mund të përdoret për luftimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë problemet me tretje, gripin, astmën, hipertensionin, sheqerin në gjak, artritin, diabetin, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe ankthin, inflamacionin e plagëve dhe djegiet, ekzemën, aknet, etj.




Përbërësit:
– Një lugë gjelle shafran.
– ¼ e gotës mjaltë.
– Dy pika vaj esencial limoni.
Përgatitja:
I përzieni mirë përbërësit dhe i mbuloni me diçka. Produktin e vendosni në temperaturë dhome dhe e përzieni para çdo përdorimi. Për ta luftuar gripin apo ftohjen, merrni gjysmë lugë gjelle nga ky ilaç disa herë në ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.