LIFE STYLE

Si ta kuptosh që të do edhe kur nuk të thotë më “Të dua”

11:17 - 14.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pikësëpari, kjo nuk do të thotë se dashuria mes jush është zbehur




Edhe pse është instinkti ynë që për t’u përballur me probleme të tilla të hapim frigoriferin, mënyra më e mirë për të kuptuar situatën mes teje dhe partnerit është të kuptosh se si komunikon partneri yt.

Shpesh, nuk ndodh që ai të ketë hequr dorë nga dashuria për ty. Por ndonjëherë koha kalon dhe ne nisim ta shprehim dashurinë sipas mënyrës sonë, nëpërmjet gjesteve.

Nëse ky skenar të ngjan me jetën tënde, është koha e përkryer për të kuptuar situatën tënde dhe të partnerit.

Ju bën dhurata?

Nëse gjuha e dashurisë së partnerit tuaj është të japë dhurata, atëherë harresa e një ditëlindjeje apo përvjetori është e dëmshme.

Duke thënë “Të dua” gjatë një jave të zakonshme me lule ose një libër nga një autor i preferuar, kjo është prova se ende ju do.

A kaloni kohë bashkë?

Edhe pse të gjithë ne kalojmë kohë me partnerin tonë, duhet të kemi vëmendjen e pandarë të një partneri. Duhet të hani një darkë të dy vetëm.

Dëshironi ta bëni partnerin tuaj të ndihet vërtet i veçantë? Fikni televizorin, hiqni iPhone dhe dëgjoni!

A ka prekje fizike?

Prekja fizike nuk ka lidhje vetëm me një jetë seksuale aktive, këshillon Iconstyle. Bëhet fjalë për afirmimin e dashurisë nëpërmjet një shtrëngimi apo përkëdhelje e partnerit.

Përqafimi, puthjet dhe mbajtja e krahut të partnerit tuaj janë të gjitha mënyra për të treguar interes. Gjithashtu nxit ndjenjat e sigurisë dhe të përkatësisë. Nëse ai i bën këto, atëherë nuk keni pse të shqetësoheni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.